Policia: Njëri prej vrasësve ka qenë duke udhëtuar me viktimat në Dukagjin

Kronikë e zezë

Policia: Njëri prej vrasësve ka qenë duke udhëtuar me viktimat në Dukagjin

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 07:30

Policia ka dhënë detajet e para për tragjedinë e Dukagjinit, ku dy turistë çekë janë grabitur, vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë.

Sipas policisë, dy shtetasit çekë, një djalë dhe një vajzë janë Michael Stavos 27-vjeç dhe Anna Kosinova 36-vjeç. Ata janë vrarë me një armë zjarri automatik.

Dy viktimat mësohet se kanë qenë duke udhëtuar me një mjet me targa 4P8 9798, brenda së cilës është gjetur një automatik, ndërsa rreth 30 metra larg mjetit është gjetur një krehër.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje janë gjetur edhe dy gëzhoja.

Po ashtu, nga hetimet e para dyshohet se njëri nga autorët e krimit mund të ketë qenë duke udhëtuar me viktimat.

Drejt vendngjarjes janë nisur edhe grupet e FNSH-së, ku do të krihet zona, ndërsa atje gjennden edhe drejtorët e përgjithshëm të Policisë, Çipa dhe Qato.

Lexo po ashtu: Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat