Masakra në bulevard, italiani vrau Goxhajn, Besnik Sulku qëlloi Lufin

Kronikë e zezë

Masakra në bulevard, italiani vrau Goxhajn, Besnik Sulku qëlloi Lufin

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 00:21

Ka përfunduar ekspertiza ligjore lidhur me vrasjen e 3-fishtë që ndodhi në bulevardin “Zogu I” në Tiranë më 27 maj, ku mbetën të vrarë tre persona.

Ekspertiza ka zbardhur mënyrën e plotë të vrasjes së Mentor Lufit dhe Gerti Goxhajt.

Nga provat e gjetura në terren, rezulton se shtetasi italian Salvatore Letizia ka vrarë shtetasin shqiptar Gerti Goxhaj, që ndodhej në timonin e makinës tip BMV.

Ndërsa, Besnik Sulku rezulton se ka qëlluar dhe ka vrarë shtetasin Mentor Lufi, që ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Pas këtyre dy vrasjeve, kanë ndërhyrë nipat e Mentor Lufit, Markeljan dhe Klejvi Doçi, që kanë ndërhyrë, duke vrarë Sulkun dhe goditur me makinë Letizian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat