Zbardhen të tjera detaje: Ja si u masakruan turistët çekë (Video+18)

Kronikë e zezë

Zbardhen të tjera detaje: Ja si u masakruan turistët çekë (Video+18)

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 21:15

(E plotësuar) - Kreu i agjencisë turistike “CK Mundo” në Çeki, Petr Zeliezko, ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Prekal, ku u vranë dy turistë çekë. Zeliezko thotë se agjencia e tij sjell çdo vit qindra turistë në Shqipëri.

Në një intervistë për median çeke IDNES, ai thotë se Shqipëria konsiderohej si vend shumë i sigurt për turistët çekë.

Duke shprehur tronditjen për vrasjen e çiftit çek në Shkodër, Petr Zeliezko thotë se kjo ngjarje cenon imazhin e Shqipërisë.

Sa e sigurt është Shqipëria për turistët çekë?

Deri sa ndodhi ngjarja konsiderohej shumë e sigurt. Tani ka një tronditje të imazhit të saj. Por deri dje nuk ka patur asnjë problem me turistët çekë në përgjithësi, pa llogaritur disa raste të izoluara. Kam vite që organizoj grupe turistësh çekë atje dhe nuk kemi patur asnjë problem. Edhe vetë kam shkuar disa herë për pushime. Jam i tronditur nga ajo që ka ndodhur.

Ka patur edhe raste të tjera të zhdukjes së turistëve çekë në Shqipëri, si e shpjegoni këtë?

Unë mendoj se gjëra të tilla mund të ndodhin dhe kanë ndodhur edhe në Francë, Norvegji apo Suedi. Kriminelët nuk kanë kombësi, ata vrasin kudo që janë.

Si reagojnë shqiptarët ndaj turistëve dhe turizmit?

Shqiptarët e dinë se turizmi është një burim parash. Ata janë sjellë shumë mirë dhe janë mjaft të gjindshëm ndaj turistëve. Përgjithësisht mendoj se shqiptarët janë njerëz të mirë.

A do të shkoni më në Shqipëri me pushime tani që ndodhi tragjedia?

Personalisht po. Por nuk kam kurajë të këshilloj dikë dhe t’i them mos shko aty apo atje. Të gjithë duhet të vendosin vetë në fund. Ne tashmë do të organizohemi në grupe më të mëdha pas asaj që ndodhi. Tashmë klientët ekanë në dorë vetë nëse duan të shkojnë më në Shqipëri ose jo

Policia e Shtetit 30.000 Euro shpërblim për informatorin

Policia e Shtetit , ka vënë në dispozicion 30.000 Euro shpërblim, për këdo që jep informacion të saktë në lidhje me autorët e vrasjes së turistëve çekë ngjarje, duke garantuar anonimatin e plotë të atij personi që do japë informacion.

Policia ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni: 0694103984

“Hetimet drejtohen nga Prokurori z.Besnik Cani dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Përgjithshme për Rendin dhe Sigurinë Publike.

Grupi hetimor po vijon veprimet i kryesuar nga prokurori ku po vazhdon kqyrja e vendit të ngjarjes , e automjetit si dhe fiksimi i provave në vendngjarje.

Policia e Shkodër , e mbështetur edhe nga grupe të FNSH , po vijon krehjen e zonës , ku aktualisht deri tani janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër rreth 30 persona të cilët po pyetën për rrethana të hetimit.

Në lidhje me identifikimin e autorëve , Policia e Shtetit , vë në dispozicion 30.000 mijë Euro shpërblim , për këdo që jep informacion të saktë në lidhje me autorët e kësaj ngjarje, duke garantuar anonimatin e plotë të atij personi që do japë informacion.

Vihet në dispozicion ky numër telefoni: 0694103984.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve të zonës për evidentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë”, thotë policia.

Zbardhen të tjera detaje

Zbardhen detaje të reja të vrasjes së dy turistëve çekë në fshatin Prekal të Dukagjinit.

Sipas policisë, mësohet se njeri nga autorët ndodhej në makinë bashkë me dy çekët dhe i ishin drejtuar Shkodrës.

Ndërsa dy grabitës të tjerë dyshohet se i kanë zënë pritë makinës për t’i grabitur.

Sipas ABC, turistët nuk janë bindur dhe u ekzekutuan me automatike.

Mikael Svatos dhe Ana Kosinova, dy turistë çekë, u vranë barbarisht në mbrëmje vonë në fshatin Prekal kur po ktheheshin nga një kamp me çadra.

Nga policia dyshohet se një nga autorët e ekzekutimit të tyre ndodhej në makine me të rinjtë, të cilët e kishin marrë nga Dukagjini drejt Shkodrës.

Sapo kaluan qendrën e fshatit, rreth 15 km pa mbërritur në Shkodër, mësohet se u është zënë prite nga dy persona të tjerë. Turistet nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar dhe janë qëlluar me armë zjarri në kokë nga bashkëudhëtari.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se makina është kthyer përmbys pasi është qëlluar në drejtim të tyre.

Sipas policisë, grabitësit i janë afruar fuoristradës tip Nissan dha kanë qëlluar sërish mbi trupat e turistëve.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se 70 plumba kanë përshkruar në trup dhe në kokë drejtuesin e mjetit dhe pasagjeren nga Çekia.

Kalimtarët e rastit njoftuan policinë duke dyshuar fillimisht për një aksident, i cili më pas rezultoi se është vrasje.

Në automjet është gjetur një armë automatike, ndërsa jashtë automjetit është gjetur një krehër rreth 30 m larg dhe 2 gëzhoja rreth 10 m nga krehëri.

Gjithashtu mësohet se brenda në makinë ka shumë gjurmë gishtash, të cilët mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve të vrasjes.

Lexo poashtu: Zbardhen të tjera detaje: Ja si u masakruan turistët çekë

Vrasja e dy turistëve çekë: Policia bie në gjurmët e tre autorëve

Një ditë pas vrasjes tragjike të dy turistëve çekë në Dukagjin, policia thotë se kanë rënë në gjurmët e tre autorëve që dyshohet se qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikovi dy të rinjtë. Ky fakt konfirmohet nga burime të policisë për A1 Report.

Të njëjtat burime theksojnë se identiteti i të dyshuarve nuk bëhet i ditur për shkak të hetimet, ndërsa po ashtu mësohet se kërkimet janë përqendruar në komunën Shosh.

Trupat e pajetë të 27-vjeçarit Michael Svatos dhe të dashurës së tij 36-vjeçare Anna Kosinova janë sjellë në morgun e Tiranës ku pritet t’i nënshtrohen ekspertizës. Paraprakisht burime për A1 Report thanë se në trupat e turistëve çek ka më shumë se 2 plumba.

Rreth 30 persona të tjerë janë shoqëruar nga policia për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë e cila vijon të jetë e veshur me hije dyshimi për atë se çfarë ka ndodhur vërtetë.

Burime nga Prokuroria thanë për A1 Report se organi i akuzës së Shkodrës ka regjistruar aktualisht procedimin penal për “vrasje në rrethana cilësuese nga dy ose më shumë persona”.

Sulmi ndaj turistëve ndodhi rreth orës 20:15 të së premtes. Çifti i turistëve çek kishin zgjedhur Shqipërinë si destinacion të veçantë për tu eksploruar në turin e tyre nisur në Ballkan, por aventura e tyre u ndërpre tragjikisht pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi në makinën e tyre.

Të rinjtë u ekzekutuan në fshatin Prekalaj në Dukagjin, ndërsa ktheheshin nga Thethi për në Shkodër.

Turistët kishin qenë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe ishin ndalur së fundi në Alpet shqiptare ku kishin fjetur në çadrën e ngritur nga vetë ata.

Burime për A1 Report thanë se dyshohet që në vrasjen makabre të turistëve të jenë përfshirë tre persona.

Njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë në makinë me çiftin çek dhe dyshimet janë se bëhet fjalë për një shqiptar i cili ka shërbyer për çekët në rolin e udhërrëfyesit, megjithatë hetimet do të hedhin dritë mbi funksionin e tij në këtë krim.

Burime nga policia thanë se dyshimet janë që çiftit t’i jenë grabitur fillimisht paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete, e më tej, sipas hetimeve paraprake në krim janë përfshirë edhe dy persona të tjerë të cilët mendohet se i kanë bërë prirë fuoristradës me targa çeke targa çeke 4P8 9798.

Në makinën e të rinjve çek është gjetur një armë automatik, ndërsa rreth 30 metra jashtë tij një krehër dhe dy gëzhoja.

Është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur realisht në ngjarjen e cila fillimisht në policinë e Shkodrës u raportua si një aksident e vetëm më pas u kuptua se bëhej fjalë për vrasje.

Lexo poashtu: Vrasja e dy turistëve çekë: Policia bie në gjurmët e tre autorëve (Video+18)

Zbardhet vrasja e turistëve çekë, autori brenda në makinë me ta. I qëlloi me plumb pas koke

Zbardhet krimi makabër ndaj dy turistëve çekë në Dukagjin, që sipas provave të para ka qenë një kurth i përgatitur.

Autori i ekzekutimit të tyre ka qenë udhëtar në makinën e çekëve, të cilët e kishin marrë nga Dukagjini, për t’iu drejtuar Shkodrës, ndërkohë që mësohet se ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, që qëlluan me breshëri ndaj automjetit në kohën që ata ishin vrarë brenda.

Të dhënat e fundit pas hetimeve që u kryen kanë zbuluar detaje nga vrasja.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se çifti cek kishin marrë me vete në automjetin e tyre sapo u nisën nga Dukagjini për Shkodër edhe një person, që thuhet të ishte si udhëtar.

Nuk dihet ende identiteti i tij dhe as rrethanat në të cilat ai ka hipur në mjetin e çekëve.

Por ajo që tashmë nuk ka më dyshime është se ai është autori i krimit.

Pasi kishin bërë pak rrugë, ai i ka qëlluar nga armë në kokë, fillimisht burrin e pastaj gruan. Për këtë në makinë janë gjetur edhe gëzhojat e të shtënave.

Pas goditjes, makina ka dalë nga rruga, e në këtë kohë, autori duket se ka zbritur në rrokullisje e sipër.

Në këtë kohë ndaj automjetit janë lëshuar breshërima kallashnikovi, nga persona që thuhet të te jenë bashkëpunëtorë të autorit brenda makinës së turistëve.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen, janë shoqëruar rreth 20 persona, por ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Lexo poashtu: Zbardhet vrasja e turistëve çekë: Autori i qëlloi me plumb pas koke!

Turistët çekë ranë në pritë; njëri prej autorëve udhëtonte me ta

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Dukagjin, ku dy turistë çekë u vranë me breshëri plumbash në pritë, dhe që më pas u hodhën në greminë, policia ka hedhur dyshime se njëri nga autorët e krimit ka qënë në automjetin e turistëve si shoqërues ose si pasagjer.

Dy viktimat e këtij krimi të shëmtuar mbeten çifti i turistëve nga Çekia, Michal Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe.

Dy turistët ishin nisur me automjetin e tyre foristradë me targë 4P89798 nga fshati Prekal i Dukagjinit, ku ndodhet një kamping me turistë çekë, për në drejtim të Shkodrës. Me vete dyshohet të kenë pasur në makinë dhe një përson tjetër, banor i zonës. Pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal, tursitët janë gjetur përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga përsoni që kishin me vete në makinë.

Dy turistët janë qëlluar me breshëri automatiku nga brenda dhe jashtë makinës, duke i lënë të vdekur në vend. Më pas automjeti është rrokullisur nga autorët në përpjekje për të fshehur ngjarjen si aksident.

Brenda makinës policia ka gjetur një armë zjarri automatik, ndërsa rreth 30 metra larg makinës ka gjetur një kreher me fishekë dhe dy gëzhoja.

Si në xhamat e automjetit te pjesa e pasagjerit, ashtu dhe në armën që ndodhej brenda në makinë dhe kreherin me fishekë të gjetur disa metra më larg, ka gjurmë gishtërinjsh të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor në identifikim e autorëve.

Nisur nga dinamika e veprimeve që kanë bërë autorët, policia ka krijuar bindjen se kemi të bëjmë me një kurth të ngritur nga autorët e këtij krimi ndaj dy viktimave.

Forca të shumta policie dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke krehur gjithë zonën. Për momentin ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorve të këtij krimi, ndërkohë që dyshimet e policisë janë hedhur për katër përsona të moshës nga 18 deri 35 vjeç, banorë të Dukagjinit.

Ngjarja e Dukagjinit, policia: Njëri prej autorëve ka qenë duke udhëtuar me viktimat

Policia ka dhënë detajet e para për tragjedinë e Dukagjinit, ku dy turistë çekë janë grabitur, vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë.

Sipas policisë, dy shtetasit çekë, një djalë dhe një vajzë janë Michael Stavos 27-vjeç dhe Anna Kosinova 36-vjeç. Ata janë vrarë me një armë zjarri automatik.

Dy viktimat mësohet se kanë qenë duke udhëtuar me një mjet me targa 4P8 9798, brenda së cilës është gjetur një automatik, ndërsa rreth 30 metra larg mjetit është gjetur një krehër.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje janë gjetur edhe dy gëzhoja.

Po ashtu, nga hetimet e para dyshohet se njëri nga autorët e krimit mund të ketë qenë duke udhëtuar me viktimat.

Drejt vendngjarjes janë nisur edhe grupet e FNSH-së, ku do të krihet zona, ndërsa atje gjenden edhe drejtorët e përgjithshëm të Policisë, Çipa dhe Qato.

Dukagjin, grabiten, vriten dhe hidhen në humnerë dy turistë çekë

Dy turistë çekë janë vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë bashkë me mjetin e tyre në zonën e Dukagjinit. Fillimisht u fol për një aksident të tyre, por burime të policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës tregojnë se, persona ende të paidentifikuar i kanë vrarë ata.

Turistët ndodheshin në një kamping në fshatin Prekal të Dukagjinit. Ata janë vrarë sapo ishin nisur nga Prekali në drejtim të Shkodrës me një automjet tip fuoristradë.

Pak metra pasi kanë lënë fshatin janë qëlluar me breshëri automatiku, ku për pasojë të dy turistët kanë gjetur vdekjen në vend. Autorët e ngjarjes i janë afruar automjetit për të marrë sendet e viktimave, ku kanë lënë dhe gjurmë gishtërinjsh në xhamin e pasagjerit.

Më pas makina është hedhur në greminë për të humbur gjurmët dhe për ta maskuar si aksident.

Dhjetëra forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes, por tereni i vështirë dhe mungesa edhe e valëve të telefonit ka bërë që të ketë pak informacion për këtë ngjarje të rëndë.

Policia është duke hetuar, por kjo nuk është ngjarja e parë e rëndë që ndodh me turistët çekë në vendin tonë.

Tre të rinj u zhdukën në vitin 2001 po në këtë zonë dhe sot e kësaj dite nuk është mësuar ende asgjë për fatin e tyre. Tre turistë po çekë u grabitën në vitin 2012 në Kukës, ndërsa në maj të këtij viti, po një turist çek humbi jetën duke bërë rafting në lumin e Kirit në Shkodër.

Ngjarja e Dukagjinit, Svatos kishte publikuar në Facebook flamurin shqiptar

Vetëm dy ditë para se të vriteshin, çifti nga Çekia Michal Svatos dhe Anna Kosinova kishin publikuar në faqen e tyre ne Facebook një album të titulluar “Përshëndetje nga Ballkani”.

Për këtë album ata kishin zgjedhur fotot më të bukura nga udhëtimi i tyre turistik në Malësitë e Shkodrës dhe plazhin e Rrjollit.

Në fillim, çifti çek ka udhëtuar drejt plazhit të Rrjollit në Velipojë ku kanë publikuar dhe foto nga bukuritë e kësaj zone.

Më pas, ata janë nisur drejt zonës së Vermoshit, për të përfunduar në zonën e Dukagjinit, që për fat të keq rezultoi me udhëtimin e tyre të fundit.

Në fotot që kanë publikuar, nuk mungon as ajo ku valëvitet flamuri shqiptar.

Ngjarja e Dukagjinit, të dyshuar katër persona

Hetimet për ngjarjen e Dukagjinit kanë vazhduar edhe gjatë orëve të para të së shtunës.

Siç njoftohet, dy turistët ishin nisur me automjetin e tyre tip fouristradë me targa 4P89798 nga fshati Prekal i Dukagjinit, ku ndodhet një kamping me turist çekë, për në drejtim të Shkodrës.

Me vete dyshohet të kenë pasur në makinë edhe një person tjetër, banor i zonës.

Pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal, turistët janë gjetur përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga personi që kishin me vete në makinë.

Dy turistët janë qëlluar me breshëri automatiku nga brenda dhe jashtë makinës duke i lënë të vdekur në vend. Më pas automjeti është rrokullisur nga autorët duke tentuar ta fshehin ngjarjen si aksident.

Si në xhamat e automjetit te pjesa e pasagjerit, ashtu dhe në armën që ndodhej brenda në makinë dhe krehërin me fishekë, janë gjetur gjurmë gishtërinjsh të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor në identifikimin e autorëve.

Nisur nga dinamika e veprimeve, policia ka krijuar bindjen se kemi të bëjmë me një kurth të ngritur nga autorët e këtij krimi ndaj dy viktimave.

Deri në orët e para të së shtunës ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve të këtij krimi, ndërkohë që dyshimet e policisë janë hedhur për katër persona të moshës nga 18 deri 35 vjeç banues në Dukagjin.

Lexo poashtu: Policia: Njëri prej vrasësve ka qenë duke udhëtuar me viktimat në Dukagjin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat