Policia arreston vjedhësit

Kronikë e zezë

Policia arreston vjedhësit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 16:37

Në dy raste të ndara policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje. Duke iu referuar rastit të parë policia ka bërë të ditur se në Shtime ka arrestuar personin i cili dyshohet për një seri vjedhjesh në këtë komunë dhe rrethinë.

"Pas një pune të suksesshme operative, njësitet policore të stacionit policor në Shtime kanë arrestuar të dyshuarin për kryerjen e disa veprave penale të ‘vjedhjeve’ dhe ‘vjedhjeve të rënda’në këtë qytet dhe rrethinë , të kryera gjatëmuajit qershor të këtij viti. Raportet e para flasin seQ. M. 36 vjeçka kryer së paku tetë ‘vjedhje të rënda’ në lokacione të ndryshme në Shtime dhe rrethinë, ku kryesishtcak i vjedhjeve ishin lokalet me artikuj ushqimor", ka thënë zëdhënësi i policisë Agim Gashi.

Mësohet se gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar në tërësi kryerjen e këtyre veprave penale, ndërsa lënda sipas policisë pas kompletimit do të dërgohet në gjykatën kompetente, i dyshuarime urdhër të prokurorit është liruar.

Lidhur me rastin e dytë policia ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën "Haki Braha" në Ferizaj , policia në bashkëpunim me qytetarët ka arrestuar një person të dyshimtë, i cilinë një shtëpi kishte tentuar të kryente vjedhje.

"Ndaj personit tëdyshuar D.N.43 vjeç, në konsultim me prokurorin e shtetit, është marr masa e ndalimit për 48 orë ,me qëllim të zhvillimit të hetimeve të mëtejme", ka thënë zëdhënësi Agim Gashi./B.Idrizi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat