Arrestohet 44-vjeçari për kanosje dhe armëmbajte pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet 44-vjeçari për kanosje dhe armëmbajte pa leje

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:44

Policia e Beratit ka vënë në pranga një persona për kanosje me armë ndaj një tjetër personi.

I arrestuari është shtetasi, Besnik Meta, 44 vjeç nga Berati. Sipas policisë, Meta akuzohet për kanosje ndaj shtetasit me inicialet M. SH., 68 vjeç, pas një përplasje për motive të dobëta.

Policia e Beratit gjatë kontrollit në banesën e 44-vjeçarit ka gjetur dy armë kallashnikov dhe 19 fishekë, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Meta rezulton i dënuar më herët për armëmbajtje pa leje, si dhe është proceduar në gjendje të lirë po për kanosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat