Përplasen dy makina, një i vdekur dhe një i plagosur

Kronikë e zezë

Përplasen dy makina, një i vdekur dhe një i plagosur

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:41

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak ka ndodhur një aksident ku si pasojë një person ka humbur jetën e një tjetër është plagosur.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet E.A, 20 vjeç nga Dibra, duke drejtuar automjetin BMW, me targa “AA266IN”, është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz”, me targa “AA364LL”, që drejtohej nga shtetasi H.P., 20 vjeç banues në Shijak.

Në aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur varrezat e lagjes “Keçi” në Shijk, humbi jetën pasagjeri në automjetin BMW, shtetasi L.C., 77 vjeç nga Dibra si dhe është dëmtuar rëndë drejtuesi i automjetit tjetër.

20-vjeçari H.P., ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet e bëra nga policia, rezulton se shkaktar i aksidentit është 20-vjeçari E.A,. i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. E. A,. është shpallur në kërkim për dy akuza: shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat