Në shtëpinë e djaloshit që e qëlloi vetën, gjenden një numër i madh i armëve

Kronikë e zezë

Në shtëpinë e djaloshit që e qëlloi vetën, gjenden një numër i madh i armëve

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:09

Në shtëpinë e djaloshit që e qëlloi vetën, u gjetën një numër i madh i armëve. Me të qëlluar vetën në krah dhe gjoks, kërkoi ndihmën e Policisë, por kur ata arritën në shtëpinë e tij në Londër, ai kishte vdekur.
Dyshohet se Celin Berry e qëlloi vetën pa dashje, mirëpo nuk japin më shumë detaje.

E, Policia nuk di se pse në shtëpinë e tij, kishte aq shumë armë zjarri, thika të mëdha dhe një hark për shigjeta.

Gjatë bastisjes, në shtëpi i janë gjetur mbi njëmijë plumba dhe disa qese kokainë.

Policia është duke zhvilluar hetime, nëse ai ishte duke bashkëpunuar me dikë, për ndonjë sulm të mundshëm terrorist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat