Asgjësohen 1856 bimë narkotike në Sarandë e Gjirokastër

Kronikë e zezë

Asgjësohen 1856 bimë narkotike në Sarandë e Gjirokastër

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:40

Në kuadër të operacionit “Anti-kanabis” është bërë e mundur zbulimi dhe asgjësimi i 1856 bimë narkotike. Policia ka vënë në pranga 2 persona e ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Sarandë, asgjësohen 115 bimë kanabis sativa

Policia e Sarandës ka zbuluar e asgjësuar rreth 115 bimë narkotike kanabis në fshatin Memoraq.

Sipas policisë së Sarandës lënda narkotike u zbuluar afër Kishës Panaja, në vendin e quajtur Hustova në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar pa pronare, ku gjatësia e tyre arrinte deri në 190 cm.

Është bërë i mundur edhe asgjësimi i plotë i bimëve narkotike më djegie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjirokastër, asgjësohen 1471 lëndë narkotike, arrestohen 2 persona e tre janë shpallur në kërkim

Ndërsa në Gjirokastër janë zbuluar e asgjësuar rreth 1471 bimë kanabis dhe është bërë i mundur arrestimi i dy persona. Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim tre të tjerë.

Gjatë ditës së djeshme, policia e Gjirokastrës në vijim të kontrollit për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike të kultivuara, kanë bërë asgjësimin e 350 rrënjëve kanabis sativa në fshatin Zenelaj, komuna Çepo Gjirokastër si dhe 21 rrënjë bimë narkotike në fshatin “Asim Zeneli”, Gjirokastër.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni është bërë e mundur edhe arrestimi i dy personave, Vladimir Novit, 61-vjeç banues në fshatin Zenelaj, i cili dyshohet si autor i kultivimit të 350 rrënjëve kanabis.

Në kërkim është shpallur shtetasi, Pëllumb Danajt, 59 vejç banues në fshatin “Asim Zeneli”, pasi në parcelën që ai posedon u gjetën 21 bimë narkotike.

Një tjetër operacion i kryer në Përmet u bë e mundur asgjësimi i 1100 bimë narkotike të kultivuara në një parcelë të marrë me qira në fshatin Odrican, Përmet. Policia e Përmetit ka arrestuar shtetasin Përparim Bejko, 55 vjec banues në Durrës dhe ka shpallur në kërkim shtetasit, Bilko Zoto, 29 vjeç nga Përmeti dhe Fatmir Zhupa, 39 vjeç banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “kultivim të lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat