Katër të vdekur, mes tyre dy fëmijë në aksidentin afër Kërçovës

Kronikë e zezë

Katër të vdekur, mes tyre dy fëmijë në aksidentin afër Kërçovës

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:16

Katër të vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin e rëndë që ka ndodhur dje në mbrëmje në rrugën Kërçovë – Ohër, në afërsi të fshatit Kollare.

Në aksidentin fatal përveç foshnjës, ka ndërruar jetë edhe motra dy vjeçare dhe babi I fëmijëve, 28 vjeçari Dear A. nga Zajazi I Kërçovës, ndërsa në rrugën për në spital ka ndërruar jetë edhe Amzi.I (56) nga Fshati Sfillare e Poshtme I cili ishte bashkudhëtar.

26 vjeçari H.A dhe 31 vjeçari V.A nga fshati Sfillare e Epërme janë të lënduar rëndë dhe janë transferuar në Qendrën urgjentë në Shkup.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat