Policia: Nuk pati mbrëmë vrasje në Zhiti të Podujevës

Kronikë e zezë

Policia: Nuk pati mbrëmë vrasje në Zhiti të Podujevës

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 10:51

Sot në disa media u raportua se mbrëmë në fshatin Zhiti të Podujevës, në rrethana të pasqaruara është vrarë një person.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti ka thënë për Indeksonline, se nuk ka pasur vrasje në këtë fshat dhe se është bërë fjalë për një rikonstruim të vendit për një vrasje që ka ndodhur në vitin 2006.

“Nuk ka qenë vrasje. Është bërë vetëm rikonstruim i vendit të ngjarjes për një vrasje që ka ndodhë në vitin 2006, rikonstruimin e vendit të ngjarjes është bërë nga ana e Gjykatës”, ka thënë Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat