Dy të dyshuarave për keqpërdorim të detyrës zyrtare, u vërtetohen masat e sigurisë

Kronikë e zezë

Dy të dyshuarave për keqpërdorim të detyrës zyrtare, u vërtetohen masat e sigurisë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 10:19

Gjykata e Apelit në Prishtinë përkatësisht kolegji nga Departamenti i Krimeve të Rënda ia ka vërtetuar masën e paraqitjes në stacion policor prej 1 muaji, të pandehurës N.H., e cila po dyshohet nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi1, të Kodit Penal të Kosovës.

Po ashtu i njëjti kolegj, ka lenë në fuqi masën e arrestit shtëpiak prej 1 muaji, edhe ndaj të pandehurës tjetër të këtij rasti, J.H..

“Gjykata e Apelit, ka vlerësuar kështu si të drejta, vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përkitazi me këto masa, të datave 16.06.2015 dhe 18.06.2015, duke i refuzuar si të pa bazuara ankesat e ushtruara kundër këtyre, nga ana e prokurorisë dhe e mbrojtjes se të dyshuarave”, thuhet në komunikatë.

Kjo gjykatë gjeti se nuk ekzistojnë rrethana, të cilat do të kishin ndikuar në shqiptimin e masave më të ashpra, ashtu siç ka pretenduar prokuroria në ankesën e saj.

Nga ana tjetër, janë vlerësuar edhe pretendimet e mbrojtësve, dhe është arritur në konkludimi se nuk ka vend që të pandehurave, t’u hiqen masat e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat