Gjakovë: Goditet nga vetura, ndërron jetë motoçiklisti

Kronikë e zezë

Gjakovë: Goditet nga vetura, ndërron jetë motoçiklisti

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 09:47

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Vaso Pasha”, në Gjakovë një motoçiklist ka ndërruar jetë. I njëjti ishte goditur nga një veturë civile në të cilën gjendeshin dy meshkuj të tjerë.

Vdekjen e të riut e ka konfirmuar mjeku kujdestar në spitalin rajonal të Prizrenit.

Trupi i pajetë me vendim të prokurorit i është liruar familjarëve për ceremoni mortore ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat