Humbin jetën 3 veta, në aksident të rëndë

Kronikë e zezë

Humbin jetën 3 veta, në aksident të rëndë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 08:33

Tre persona kanë humbur jetën, prej të cilëve dy të mitur, kurse tre të tjerë janë rëndë të lëmduar, në një aksident trafiku që ndodhi dje (e enjte) pasdite në afersi te fshatit Kollar të Kërcovës, në autostradën Kërcovë-Shkup, ka njoftuar MIA.

Zëdhënësi i Policisë së Ohrit Stefan Dimovski, ka njoftuar se dy prej të lënduar janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, ndërsa një tjetër është shtrirë për mjekim në spitalin e Ohrit.

"Ekspertiza është bërë në vendngjarje, ndërkohqë shkaqet janë duke u përcaktuar", është shprehur zoti Dimovski. Aksidenti ka ndodhur në orë 18.20, me c'rast janë përplasur dy makina, njëra makina me targa Struge, dhe tjetra me targa Kërcove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat