Elbasan, vranë kafshë të egra, procedohen dy gjuetarë

Kronikë e zezë

Elbasan, vranë kafshë të egra, procedohen dy gjuetarë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 00:29

Vranë kafshë të egra në kundërshtim me ligjin, procedohen penalisht në gjendje të lirë dy gjuetarë. Hetimi ka nisur ndaj shtetasve H.Sh., 65 vjeç, banues në Elbasan dhe F.M., 41 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri Elbasan.

Personat në fjalë kanë vrarë lepuj të egër në Shushicë të Elbasanit, ndonëse tani është sezoni i ndalimit të gjuetisë së kafshëve të egra. Gjatë arrestimit policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë gjuetie, konkretisht një armë gjahu teke automatike e kalibrit 12 mm, marka Franki, italiane, me numër AH-76388 dhe një armë gjahu teke Ruse tipi Baikal, kalibrit 12mm me numër 04017669.

Këta shtetas ndiqen administrativisht me masë gjobe nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor dega Elbasan. Materialet i’u kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat