Makina përplas motorin, humb jetën drejtuesi

Kronikë e zezë

Makina përplas motorin, humb jetën drejtuesi

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 00:07

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e së enjtes në autostradën Fier-Lushnjë.

Një automjet u përplas me një motor pranë fshatit Vajkan , duke bërë që drejtuesi i motorit të humbë jetën.

Gazmend Hatija humbi jetën në vendngjarje, pas përplasjes nga nja automjet me targa të Kosovës. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat