Mirditë, gjendet i pajetë trupi i një 44-vjeçari

Kronikë e zezë

Mirditë, gjendet i pajetë trupi i një 44-vjeçari

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 22:40

Gjendet në Mirditë një kufomë nga kalimtarë të rastit tek tuneli në fshatin Fanë. Qytetarët e kanë pikasur trupin e pajetë një ditë më parë rreth orës 18:00 të pasdites e për pasojë njoftuan policinë në lidhje me ngjarjen. Pas marrjes së informacionit forca të shumta policie shkuan në vendin e ngjarjes.

Ekspertët e kriminalistikës fillimisht bënë këqyrjen e skenës së krimit. Viktima është dërguar në morg për tu identifikuar. Bëhet fjalë për shtetasin I.E., 44 vjeç, banues në Durrës. Në trupin e tij janë gjetur shenja të shumta plagësh.

Paraprakisht mendohet se bëhet fjalë për aksident automobilistik. Pavarësisht kësaj hetimet ende nuk kanë mbyllur dhe policia nuk ka dalë në një konkluzion përfundimtar. Po punohet për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat