I riu paraqitet në spital i plagosur me armë, njoftohet policia

Kronikë e zezë

I riu paraqitet në spital i plagosur me armë, njoftohet policia

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 22:19

Një i ri ka shkuar i plagosur me armë zjarri në Spitalin Rajonal të Tepelenës, policia nis hetimet. Burimet bëjnë me dije se një ditë më parë, rreth orës 20:00 të mbrëmjes, në urgjencë është paraqitur shtetasi A.L., 26 vjeç, banues në Sarandë.

Ai ka thënë se persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë e kanë qëlluar me armë në përroin e fshatit Ilirias.

Ai është plagosur në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në spital ka shkuar grupi hetimor për të marrë dëshminë e të riut, në lidhje me ngjarjen dhe dokumentimin e plotë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat