Gentiani shkon për pushime në Shengjin, por kthehet në shtëpi pa veturën Golf 6

Kronikë e zezë

Gentiani shkon për pushime në Shengjin, por kthehet në shtëpi pa veturën Golf 6

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 21:48

Shqipëria me shumë gjasë ka humbur një familje turistike nga Kosova, kjo për shkak se atyre iu vodh makina të cilën e kishin blerë goxha shtrenjtë.
Gentian Kastratit i vodhën në Shëngjin makinën Golf 6.
Vjedhja ndodhi në afërsi të stacionit policor.
Makinën e vjedhur ai e lajmëroi menjëherë në polici por nga ky institucion ai thotë se është i zhgënjyer.
“Policia s’mirren me atë sen hiq”, tha ai për Klan Kosova.
Makinën ai e bleu para një viti për 12 mijë euro.
Kastrati tha se sëfundmi zyrtarë të policisë së shtetit shqiptar e kanë thirrur atë dhe i kanë kërkuar që t’ua dërgojnë gjithë dokumentacionin e veturës bashkë me dy çelësat.
Këtë kërkesë ai nuk e ka ndërmend ta plotësoj se po dyshon se policia është vetë e lidhur me këtë vjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat