Konfliktohet me 30-vjeçarin, në shenjë hakmarrje tenton t’i djegë lokalin

Kronikë e zezë

Konfliktohet me 30-vjeçarin, në shenjë hakmarrje tenton t’i djegë lokalin

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 21:37

Tenton të djegë me benzinë lokalin në pronësi të shtetasit E.M, vjeç 30, banues në Tiranë, arrestohet nga Policia e Elbasanit Ilir Pëllumbi 38 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas të dhënave zyrtare, i arrestuari, mbrëmjen e së martës rreth orës 22:30 ka shkuar tek lokali që ndodhet në lagjen ‘5 Maji”, Elbasan dhe ka lyer me benzinë lokalin. Më pas i ka vënë zjarrin.

Fatmirësisht nuk janë konstatuar dëme të mëdha materiale, pasi flakët janë izoluar në kohë. Pronari i objektit gjatë dëshmisë së dhënë përpara grupit hetimor ka thënë se i vetmi person që kishte konflikte ishte Ilir Pëllumbi. Më parë ata ishin konfliktuar për motive të dobëta. Pas marrjes së kallëzimit,policia arrestoi 38-vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat