Vrau dy persona në 1999, ekstradohet nga Gjermania 41-vjeçari

Kronikë e zezë

Vrau dy persona në 1999, ekstradohet nga Gjermania 41-vjeçari

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 19:01

Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë Agron Laçaj 41 vjeç, banues në Shkodër. Ky ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Shkodër me 17 prill 2014, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje të dyfishtë, dhe armë mbajtje pa leje”.

Me 1 qershor 1999 rreth orës 22:30, në dalje të qytetit të Koplikut, Agron Laçaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasit L. H. dhe S. R. Ngjarja ka ndodhur pas një grindje që kanë pasur me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij ne Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat