Dhunohej nga e dashura, e denoncon në polici

Kronikë e zezë

Dhunohej nga e dashura, e denoncon në polici

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 18:17

Një 26-vjeçar u drejtua dje në komisariatin e policisë së Korçës për të denoncuar bashkëjetuesen e tij.

Shtetasi A.S., dëshmoi në polici se partnerja e tij 30-vjeçare ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Menjëherë pas dëshmisë Specialistët e Sektorit të Rendit në Korçë plotësuan aktpadinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj 26-vjeçarit. Materialet i kaluan gjykatës së rrethit të Korçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat