Tropojë, në pranga 31-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vepra penale

Kronikë e zezë

Tropojë, në pranga 31-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vepra penale

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 16:53

Policia e Tropojës ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për disa vepra penale. Personi i vënë në pranga është Shkëlzen Bajri, 31 vjeç, banues në Buçaj, Tropojë.

Më datë 7 qershor gjykata e rrethit gjyqësor Tropojë kishte dhënë ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për akuzat ‘prodhim dhe mbajtje të armëve pa leje’, ‘vjedhje në bashkëpunim’ dhe ‘kalim të paligjshëm të kufirit’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat