Arrestohet për armëmbajtje pa leje 51-vjeçari

Kronikë e zezë

Arrestohet për armëmbajtje pa leje 51-vjeçari

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 16:50

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një person për armëmbajtje pa leje. Sulejman Mera, 51 vjeç, banues Gjorëm, Kurbin u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në soletën e banjës, iu gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një automatik M-56, 7.62 m/m, një krehër automatiku me 29 fishekë M-56, 7.62 m/m, të vendosur në armë, të cilat i mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat