Arrestohen dy persona që trafikonin shqiptarë për në Gjermani

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona që trafikonin shqiptarë për në Gjermani

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 16:30

Në vijim të operacioneve për parandalimin e trafikimit të Qënieve Njerëzore, Sektori për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Azili”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Besnik Gjoka, 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë,

Pas një hetimi 3 mujor Seksioni për Trafikun e Paligjshëm, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Krujë, kanë dokumentuar se shtetasit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dërguar rreth 100 shtetas në Gjermani, me qëllim për të përfituar azil duke i ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Pjesa më e madhe e personave të larguar kanë pasur probleme me dokumentacionin, në vendet e zonës “Shengen”.

Të arrestuarit, me anë të mjeteve të tyre i transportonin njerëzit në itenerarin Kosovë – Serbi – Hungari – Austri – Gjermani, kundrejt pagesave që varionin nga 500 deri ne 1500 Euro për person.

Për këta dy persona Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë vendosi masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” në bashkëpunim parashikuar në nenet 298 dhe 25 të Kodit Penal. /mapo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat