Policia merr në mbrojtje nusen që e rrihte vjehrri 95-vjeçar

Kronikë e zezë

Policia merr në mbrojtje nusen që e rrihte vjehrri 95-vjeçar

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 11:41

Policia e Tiranës ka marrë në mbrojtjes një grua 48-vjeçe me inicialet E.M., për shkak se vjehrri i saj 95 vjeç ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike.

Në një njoftim të Policisë së Tiranës, thuhet se “më datë 01.07.2015, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen E.M, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse vjehrri i saj shtetasi M.M, 95 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet proceduriale ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë, Tiranë”, – përfundon njoftimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat