Asgjesohen 1100 rrënjë kanabis, arrestohet një person, një tjetër në kërkim

Kronikë e zezë

Asgjesohen 1100 rrënjë kanabis, arrestohet një person, një tjetër në kërkim

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 11:10

Asgjesohen 1100 bimë narkotike kanabis sativa poshte fshatit Golem. Ndërsa arrestohet një shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve te marra në rrugë operative kanë bërë asgjesimin e 1.100 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva në vendin e quajtur “Murrizi i Poshtëm” në fshatin Golem,Gjirokastër të kultivuara në një parcele të madhe të hapur rishtas për kultivim të bimeve narkotike.

Policia arrestoi Vladimir Lazaj,50 vjeç , banues në fshatin Golem,Gjirokastër. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Perkrahja e autorit te krimit”.

Ky shtetas ka qenë në dijeni për një parcelë të mbjellë me bimë narkotike dhe per autorin. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lavdosh Islamaj,28 vjeç, autori i mbjelljes së drogës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale të Kultivimi i bimëve narkotike ” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat