Seks në publik me 64 vjeçaren, nisin hetimet për 18 vjeçarin

Kronikë e zezë

Seks në publik me 64 vjeçaren, nisin hetimet për 18 vjeçarin

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 09:33

Një i ri do të hetohet në gjëndje të lirë, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale në publik me një 64 vjeçare. Sipas policisë, kjo përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit.

“I riu A.T., dyshohet se më 30 qershor, rreth orës 18:00 ka kryer marrëdhënie intime tek “Kthesa e Kamzës” me 64-vjeçaren RR.M., banuese në Kamëz.

Sipas nenit 107 të Kodit Penal, kryerja e marrëdhënieve seksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”, thuhet në një deklaratë të policisë së kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat