Ishte në kërkim në Itali për plagosje, kapet në Qafë-Thanë 27-vjeçari

Kronikë e zezë

Ishte në kërkim në Itali për plagosje, kapet në Qafë-Thanë 27-vjeçari

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 09:21

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, kanë ndaluar dje një 27-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për plagosje. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë, është vënë në pranga Saud Muça, 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim, nga Interpol Tirana më 13 maj 2013, sepse Gjykata e Apelit në Firence, Itali, me vendim të datës 16.04.2012, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e rëndë” dhe “Kundërshtim të zyrtarit publik” parashikuar nga Kodi Penal Italian. Dënimi maksimal, për këto vepra shkon deri ne 8 vjet. Kapja dhe arrestimi i tij u bë për qëllime ekstradimi drejt Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat