Gjendet arma e dyshuar për vrasjen e shqiptarit në Roterdam

Kronikë e zezë

Gjendet arma e dyshuar për vrasjen e shqiptarit në Roterdam

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 21:46

Zhytësit e Marinës dyshohet se kanë gjetur armën që është përdorur në likuidimin e shqiptarit Ilirjan Sulkut në prill të këtij viti.

Pas disa kërkimeve në ujërat Maas Nieuwe në Roterdam, policia gjeti armën që dyshohet të jetë e njëjta me atë që përdorën vrasësit në ekzekutimin e 33-vjeçarit.

Ilirjan Sulku, i njohur në Holandë me disa identitete, u vra mbrëmjen e 6 prillit të këtij viti, thuajse dy muaj para se i vëllai i tij Besnik Sulku të mbetej i vrarë gjatë një përplasje me armë në Tiranë.

33-vjeçari u qëllua 4 herë pas koke,teksa po zbriste nga mjeti i tij “Smart” i zi pasi e kishte parkuar para banesës në Roterdam. Pas kësaj ekzekutori u largua me një makinë “BMW” së bashku me bashkëpunëtorin e tij.

Ata tentuan ta fundosin makinën në det për të fshehur gjurmët, por dështuan. Policia po investigon nëse arma është ajo që u përdor për ekzekutimin e shqiptarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat