Plagoset me armë zjarri 18-vjeçari

Kronikë e zezë

Plagoset me armë zjarri 18-vjeçari

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 19:57

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe shtetasi E.M., 24 vjeç, banues në Tiranë dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin F.V., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të paradites së djeshme në rrugën “Spiro Xeka” . I dëmtuari u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në skenën e krimit shkuan forca të shumta policie, ku gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale një pistoletë tip TT, model 54, dy gëzhoja, një fishek kalibër 7.62 mm dhe një krehër me 4 fishekë. Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat