Makina përplas për vdekje këmbësorin (Foto)

Kronikë e zezë

Makina përplas për vdekje këmbësorin (Foto)

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:52

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Kavajës.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është identifikuar si 70-vjeçari B. Allabej, i cili dyshohet se i ka dalë përpara mjetit tip "Benz", me targa të Kuçovës.

Sipas burimeve paraprake, Allabej i ka prerë rrugën automjetit në autostradë, dhe si pasojë e përplasjes ai ka ndërruar jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat