Arrest me burg për gjyqtaren që mori 200 mijë lekë ryshfet

Kronikë e zezë

Arrest me burg për gjyqtaren që mori 200 mijë lekë ryshfet

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:10

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dha sot masën e sigurisë arrest me burg për gjyqtaren e Lezhës Parashqevi Ademi.

Duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, gjykata vendosi arrest me burg për Ademin, e cila u arrestua në flagrancë së bashku me avokatin Gjovalin Ndokaj teksa i merrnin 200 mijë lekë ryshfet klientit të tyre.

Në momentin e arrestimi gjyqtarja dhe avokati ndodheshin në gjykatën e Lezhës. Mbi Ademin rëndon akuza e korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat