Dhunë ndaj gruas në sy të fëmijës së mitur, kapet në Sarandë

Kronikë e zezë

Dhunë ndaj gruas në sy të fëmijës së mitur, kapet në Sarandë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:03

I shpallur në kërkim për dhunë në familjes, një kryefamiljar nga Saranda u vu në pranga. Gjatë paradites së sotme u bë arrestimi i 40 vjeçarit Arben Murto. Kapja e tij u bë pranë një lokali afër lagjes “Qafë-gjashtë”. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur kundrejt bashkëshortes së tij G.Murto, në prani të fëmijës së tyre të mitur. 40 vjeçari është shpallur në kërkim më 20 tetor dhe është dënuar me 6 muaj burg për dhunë në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat