23 vjeçarja nga Tetova bie nga kati i katërt i hotelit

Kronikë e zezë

23 vjeçarja nga Tetova bie nga kati i katërt i hotelit

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 12:09

Një femër e re është lënduar rëndë pas rënies nga kati i katërt nga një hotel në Gostivar.

Për momentin ajo po lufton për jetë pasi që urgjentisht është dërguar në klinikën e Shkupit.

Në stacionin policor të Gostivarit mëngjesin e sotëm rreth orës 8 është denoncuar se në hotelin “Elita” në qendrën e qytetit ka pasur fatkeqësi, me ç’rast ekipet e tyre kanë dalë në terren.

Për momentin po zgjat ekspertiza në vendin e ngjarjes që po e realizon prokurori publik dhe ekipe të SPB Tetovë.

Fillimisht edhe jozyrtarisht bëhet fjalë për një femër 23-vjeçare nga rrethina e Tetovës, e cila prej dje është denoncuar si e zhdukur.

Motivet dhe arsyet të cilat kanë sjellë deri në këtë fatkeqësi ende nuk janë të njohura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat