Regjistroi prona nëpërmjet falsifikimit, arrestohet ish-juristi i hipotekës në Vlorë

Kronikë e zezë

Regjistroi prona nëpërmjet falsifikimit, arrestohet ish-juristi i hipotekës në Vlorë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:59

Policia e Vlorës ka arrestuar ish-Juristin e shpallur në kërkim për “Shpërdorim Detyre”.
Vladimir Haxhiraj, 41 vjeç, banues në Vlorë gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si Jurist-Hipoteke në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave, ka regjistruar sipërfaqe të ndryshme pronash në favor të personave të tretë në kundërshtim me Ligjin.
41-vjeçari Haxhiraj ka qenë shpallur në kërkim që më 10 prill 2015 dhe është dënuar në mungesë me 1-Vit e 6-Muaj Burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat