Falsifikim, mashtrim, legalizim i përmbajtjes së pavërtetë, janë këto veprat për të cilat është ndaluar një qytetar dje në Prishtinë nga Policia e Kosovës.
Pas hetimeve të zhvilluara, me datë 30.06.2015 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pas që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat e lartcekura. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./BS