Arrestohen 3 autorët e dyshuar të vrasjes në Mallakastër, viktimën e kishin marrë peng

Kronikë e zezë

Arrestohen 3 autorët e dyshuar të vrasjes në Mallakastër, viktimën e kishin marrë peng

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 08:22

Policia e Fierit ka vënë në pranga tre autorë të dyshuar të ngjarjes në fshatin Ninësh të Mallakastrës. Arrestimi i tyre është bërë në orën 23 e 30 të mbrëmjes së të martës, 30 qershor.

Autorë të dyshuar të ngjarjes janë Artur dhe Gentian Pashaj 22 e 23 vjeçar nga Bejari i Mallakastrës të cilët u arrestuan në Sarandë , ndërsa i arrestuari i tretë është G Caushaj nga Gadurova që është arrestuar pas hetimeve në vëndngjarje.

Sipas burimeve policore mësohet se autorët e dyshuar kanë qënë të fshehur në pyllin pranë rezervuarit të Gadurovës ku u krye dhe ngjarja.

Po sipas këtyre burimeve mësohet se autorët e dyshuar të ngjarjes më parë kishin marrë peng Alfons Dautaj dhe më pas e kanë vrarë duke plagosur edhe dy personat e tjerë që ishin nën shoqrinë e tij Riza Fejzaj djalin e dajës së viktimës dhe Maringlen Luarin.

Të ndaluarit e dyshuar u shoqëruan nga forca të shumta policie për në ambientet e drejtorisë së policisë së qarkut Fier për tu marë në pyetje nga oficerë të policisë gjyqsore dhe prokurori i gatshëm për të treguar motivet se përse e kanë kryer këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat