Aksidentoi për vdekje djalin e ish-zv.ministrit, 5 vjet burg 26-vjeçares

Kronikë e zezë

Aksidentoi për vdekje djalin e ish-zv.ministrit, 5 vjet burg 26-vjeçares

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 23:13

Uarda Çota do të qëndrojë 5 vjet pas hekurave të burgut. Ky është dënimi që Gjykata e Tiranës dha sot për 26-vjeçaren, e cila u shpall fajtore për aksidentin me pasojë vdekjen e djalit 11-vjeçar të ish-zv.ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, mbrëmjen e 29 dhjetorit 2014.

Trupi gjykues dha masën e sigurisë për 26-vjeçaren Çota pas gjykimit të shkurtuar, të kërkuar nga ana e saj.

Prokuroria e Tiranës kërkoi 8 vite burg, për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Në përfundim të nëntë seancave të zhvilluara me gjykim të shkurtuar, togat e zeza kryesuar nga Shefkije Demiraj vendosën dënimin e të resë me 5 vite burg.

Aksidenti me pasojë vdekjen e 11-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e 29 dhjetorit në aksin e Unazës së Re, pranë Kopshtit Botanik në kryeqytet.

Nga hetimet rezultoi se, shoferja 26-vjeçare Uarda Çota drejtonte një mjet “Mercedez Benz”, në gjendje të dehur dhe me shpejtësi 100 km në orë, nga 40 km që ishte tabela kufizuese.

Pas aksidentit u proceduan penalisht dhe drejtuesit e firmave, që kryenin punime në këtë aks rrugor./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat