Qëlloi me armë 4 policë, përfundon në gjykatë çështja ndaj Taulant Xhinit

Kronikë e zezë

Qëlloi me armë 4 policë, përfundon në gjykatë çështja ndaj Taulant Xhinit

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 18:08

Qëlloi për të vrarë 4 efektivët e policisë që tentuan ta arrestonin, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjykatë dosjen ndaj Taulant Xhinit dhe kërkon dënim për të riun nga Saranda.

28 vjecari është hetuar në mungesë, ndërsa vetëm pak ditë më parë në një operacion blic reparti RENEA mundi ta arrestojë atë në Sarandë. Sipas hetimeve ka rezultuar se prania e Xhinit në vendin ku janë qëlluar me armë katër policët në zonën e Butrintit në fshatin Shëndelli është faktuar me analizën e and-s që janë bërë bishtave të cigars mbledhur si provë material.

Nga hetimet ADN-ja e Xhinit përputhet me ato gjurmët e ADN-së të gjetur tek bishtat e cigares dhe ai akuzohet për vrasje mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë, vepër kjo e kryer në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat