Zbulohen 8 parcela me kanabis, në kërkim 55-vjeçari

Kronikë e zezë

Zbulohen 8 parcela me kanabis, në kërkim 55-vjeçari

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 17:53

Tetë parcela me rreth 350 bimë narkotike kanabis sativa janë gjetur e asgjësuar ditën e sotme nga policia e Vlorës.

Burimet policore bëjnë me dije se një parcelë me rreth 65 bimë narkotike është zbuluar në fshatin Kuç, të cilat ishin mbjellë në stanin e shtetasit Besim Baraj, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërsa, 6 parcelat e tjera janë zbuluar në fshatin Armen, në vendin e quajtur “Përroi i thatë”. Rreth 290 bimë narkotike, me lartësi rreth 150 cm u asgjësuan me djegie.

Policia bën me dije së është në kërkim një 55-vjeçar dhe se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat