Arbjon Alikon lihet në burg, masa e sigurisë për sulmin para një viti në Lazarat

Kronikë e zezë

Arbjon Alikon lihet në burg, masa e sigurisë për sulmin para një viti në Lazarat

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 16:55

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë, “arrest me burg” për Arbjon Alikon, për akuzat e ngritura një vit më parë për sulm ndaj policisë në Lazarat.

Arbjon Aliko. së bashku me vëllain e tij Alban janë dy prej të akuzuarve kryesorë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Ndërkohë masa për vëllain e tij, Alban Aliko pritet të jepet po në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Vëllezërit Aliko akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Ata u kapën të shtunën në mbrëmje të fshehur në një tunel në fshatin Kardhiq 15 kilometra nga Lazarati.

Përveç tyre, dje është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” edhe për 3 persona të tjerë: Klodian Selimi, Dervish Gaba dhe Elvis Boci, të cilët akuzohen se kanë marrë pjesë në pritën kundër policisë në Lazarat, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat