Shisnin armë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Shisnin armë, arrestohen dy persona

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 15:06

Dy persona janë arrestuar nga policia kufitare në fshatin Rakosh të Istogut, nën dyshimin se të njëjtit kanë importuar dhe shitur armë e mjete plasëse. Të dyshuarit janë H. A, 60 vjeç dhe I.A, 34 vjeç.

Sipas Policisë, ata kanë ndaluar veturën e dyshuar për kontrollim, me të cilën dyshohej për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse.

“Njëri nga dy personat e dyshuar, me të vërejtur Policinë ka dalë me shpejtësi nga automjeti për të ikur duke vrapuar drejt pyllit, mirëpo falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarëve policor është arritur që të ndalohet dhe të arrestohet. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar 10 armë Ekoll Tuna kalibër 8 mm me nga një magazinë pa municion”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit janë ndaluar për procedim të mëtutjeshëm, ku të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat