Dënohet me 5 vjet burg vajza që aksidentoi për vdekje djalin 11-vjeçar të ish-ministrit Avenir Peka

Kronikë e zezë

Dënohet me 5 vjet burg vajza që aksidentoi për vdekje djalin 11-vjeçar të ish-ministrit Avenir Peka

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 13:58

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vjet burg shtetasin Uarda Çota e cila shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e djalit të ish-zv/ministrit të brendshëm, Avenir Peka. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 8 vjet burg, ndërkohë që gjykata dha vendimin me 7, 6 vite, por duke qenë se Çota ka pranuar gjykim të shkurtuar ajo do të kryejë vetëm 5 vjet burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 29 dhjetor të vitit që shkoi, në zonën e Komunës së Parisit, ku makina që drejtohej nga bashkëshortja e Pekës, Enkeleda, e cila udhëtonte bashkë me fëmijët, është goditur nga pas nga automjeti i drejtuar nga shtetasja Uarda Çota, 26 vjeçe, duke përfunduar në një gropë të madhe në anë të rrugës, e cila është në punim e sipër. Për pasojë humbi jetën 11 vjeçari Rubin Peka dhe u plagos vëllai i tij 8-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat