Kaloi me të kuq semaforin, arrestohet 40-vjeçari

Kronikë e zezë

Kaloi me të kuq semaforin, arrestohet 40-vjeçari

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 12:08

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, duke kaluar me semafor të kuq.

Shtetasi, Artan Shaban Hymeri ka qenë në lëvizje me automjetin tip “Audi A-3” , me targa “AA 982 FH”, kur është ndaluar nga policia pranë kryqëzimit të fabrikës së miellit në Tiranë.

Në momentin që është ndaluar nga policia për t'i komunikuar këtë shkelje dhe gjobën përkatëse, 40-vjeçari ka tentuar ta korruptojë punonjësin e shtetit. Haka i ka ofruar policit shumën prej 1mijë lekësh që ta linin të ikte dhe të mos e gjobisnin.
Ai është vënë menjëherë në prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale "mos respektimi semaforit" dhe " korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat