Vetëvrasje në fshatin Halabak të Podujevës

Kronikë e zezë

Vetëvrasje në fshatin Halabak të Podujevës

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 11:15

Policia e rajonit të Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në fshatin Halabak të Podujevës dyshohet të ketë ndodhur një vetëvrasje.

Sipas policisë viktima në moshën 40-vjeçare dyshohet të jetë vetëvrarë me litar.

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Motivet e ngjarjes dhe identiteti i viktimës nuk janë bërë të ditura nga ana e policisë.

Poashtu, në 24 orët e fundit në Podujevë, përkatësisht në fshatin Katunishtë është raportuar për një vjedhje nga shtëpia me ç’rast janë vjedhur pajisje shtëpiake.

Gjatë 24 orëve të fundit në Podujevë janë shqiptuar dhjetë gjoba për kundërvajtje.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat