Përgjimi i Frrokut me të dashurën: S’o t’u plas k…

Kronikë e zezë

Përgjimi i Frrokut me të dashurën: S’o t’u plas k…

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 10:06

Prokuroria ka publikuar disa pjesë nga ankimimi në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për lirimin e Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt.

Në këtë ankimim thuhet se vëllai i Arbenit, Mark Frroku, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, e ka ndryshuar dëshminë e tij.

Kështu, ai ka bërë të tjera deklarime përpara prokurorit dhe të tjera në gjykim.

Përpara prokurorit ai tha: “Kam marrë në telefon Arbenin dhe kam biseduar për punë pune dhe nuk e kam pyetur ku ishte. Veç këtij komunikimi, nuk kam pasur komunikim tjetër. Vetëm kur ka ardhur policia në shtëpi rreth orës 20:30, e kam marrë në telefon Arbenin dhe e kam pyetur se ku ishte. Ai më tha se ishte në Korçë me Jak Jakun dhe do shkonte në Selanik për t’u takuar me djalin e xhaxhait, i cili kishte marrë disa ditë leje për të dalë nga burgu”.

Ndërkohë në gjykim ai pranon se e dinte se Frroku do shkonte në Greqi.

“Unë e kam ditur që Beni, jo vetëm unë, por gjithë familja, shokët e miqtë tanë, do shkonte në Greqi në lidhje me një çështje të kushëririt tonë, që kishte të hapur në Greqi”.

Ndërkohë policia ka përgjuar edhe vajzën me të cilën bashkëjetonte Arben Frroku, Artenisa G., e cila merr udhëzime në telefon se çfarë duhet të thotë përpara policëve.

“Nëse ka nji gjyq kushëriri im, nesër ishalla i prehet bo, për tjerat s’o t’u plas k…, ato derrat vazhdojnë punën e vet”, i thotë Frroku.

Sipas prokurorisë, Artenisa jep pikërisht këtë arsyetim kur merret në pyetje më vonë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat