Vrasja në Mallakastër, arresohen 2 të rinjtë, kultivuan 900 rrënjë kanabis

Kronikë e zezë

Vrasja në Mallakastër, arresohen 2 të rinjtë, kultivuan 900 rrënjë kanabis

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:48

Policia e Fierit ka dhënë sot detaje për ngjarjen e ndodhur në Mallakastër pak pas mesnatës së të shtunës, ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Alfons Dautaj dhe u plagosën dy të tjerë.

Dy të plagosurit, Mariglen Luari, 24 vjeç, me banim në Patos dhe Riza Fejzo, 22 vjeç, me banim në Ninësh janë arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, ata kishin kultivuar 900 rrënjë kanabis.

Në zbardhjen që policia i ka bërë ngjarjes një ditë më parë, rezulton se tre të rinjtë po ruanin parcelat me kanabis, në momentin që janë qëlluar me armë. Ngjarja u shënua rreth orës 01:15, pas mesnatës së djeshme, në një zonë të pyllit të fshatit Ninesh Mallakastër.

Ngjarja

Tre të rinjtë ishin në pyllin e fshatit Ninësh të Fratarit, kur rreth orës 01:15 janë qëlluar me armë zjarri tip automatik. Policia sqaroi se, të rinjtë e qëlluar me armë zjarri automatik ruanin parcelën me hashash. Sipas policisë, “nga kqyrja e vëndit të ngjarjes, rezultoi se në afërsi të vendngjarjes së vrasjes, ndodhej një parcelë rreth 170 m katror e kultivuar me bimë të dyshuara si kanabis sativa, gjithsej rreth 900 rrënjë. Nga veprimet e para hetimore, rezultoi se kjo parcelë është kultivuar nga tre shtetasit e mësipërm: Alfons Dautaj, Mariglen Luari dhe Riza Feizaj. Nga ana e policisë janë shoqëruar rreth 20 persona dhe po punohet për saktësimin e motiveve të kësaj ngjarje,verifikimet dhe kapjen e autorëve”. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat