Grabitet më dhunë dhe armë pika e karburantit

Kronikë e zezë

Grabitet më dhunë dhe armë pika e karburantit

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 22:15

Grabiten me dhunë dhe armë shitësit e karburantit, policia nis hetimet. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 në fshatin Shtoj i Ri i Shkodrës. Sipas të dhënave zyrtare, dy të dhunuarit, N.Gj., 48 vjec dhe A.M., kanë qenë në punë. Rreth orës 02:00 të mëngjesi dy persona të maskuar dhe armatosur kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.

Nën kërcënimin e armës kanë marrë paratë e xhiros ditore, e cila kapte një vlerë prej 7 mijë lekësh të reja. Pasi grabitësit janë larguar, të dhunuarit njoftuan policinë. Gjatë dëshmisë së dhënë përpara grupit hetimor, ata thonë se nuk kanë mundur që të identifikojnë agresorët. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat