Vdekja e minatorit në Martanesh arrestohen dy brigadierët e galerisë

Kronikë e zezë

Vdekja e minatorit në Martanesh arrestohen dy brigadierët e galerisë

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 21:42

Policia e Dibrës ka arrestuar dy punonjës të minierës së Martaneshit në Bulqizë ku një ditë më parë humbi jetën një minator.
Sipas policisë në pranga kanë rënë Mehmet Grrica 51 vjeç dhe Kujtim Lici 48 vjeç, me detyre teknik dhe brigadier në galerinë numër 25 të minierës ku ndodhi ngjarja.
Blutë e Dibrës bëjnë me dije se këta shtetas kanë shkelur rregullat e sigurisë teknike për punëtorë në minierë. Ditën e dielnë galerinë 25 të minierës së Martaneshit humbi jetën punëtori Shaban Grrica i cili ka hyrë në galeri për të marrë një vegël pune dhe aty është zënë nga një grumbull gurësh duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Të gjitha materialet e grumbulluar nga oficerët e policisë gjyqësore, kanë kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Qarkut Dibër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat