Në pranga i arratisuri, mbante identitet si shtetas i Kosovës

Kronikë e zezë

Në pranga i arratisuri, mbante identitet si shtetas i Kosovës

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 19:56

Policia e Vlorës ka arrestuar një prje të arratisurve të burgut të Trikallasë, ngjarjes së ndodhur në 2013. Klement Çala, 27-vjeç, banues ne Elbasan është arrestuar në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në kuadër të operacionit të koduar “Streha e Fundit”. Në pranga ka rënë edhe një shtetas tjetër, Alkond Bengasi, 29-vjeç, banues né Elbasan, i shpallur në kërkim kombëtar për trafik të lëndëve narkotike. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, prej afro 1-jave, Policia e Vlorës dyshonte se në një apartament në lagjen “24-Maji”, fshiheshin dy shtetasit e shpallur në kërkim. Menjëherë pasi konkretizuan informacionin, u krye ndërhyrja operacionale ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm.

Nëpër rrugicat e lagjes “24-Maji” u kap nga efektivat e policisë personi i parë i shpallur në kërkim, Klement Çala, duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz” me targë: AA447KO. Policia sqaron se në momentin e kapjes ky shtetas braktisi mjetin dhe tentoi te largohej me vrap, por u neutralizua nga efektivet e policisë, të cilët kishin rrethuar vendin ku u be ndërhyrja! Në momentin e kapjes ky shtetas i’u prezantua policisë si shtetas i Kosovës me identitetin, Semir Koca, i cili dispononte një Pasaportë dhe një ID, me të njëjtin emër që i përkasin Republikës së Kosovës. Pas verifikimeve të bëra, rezulton se ky shtetas nuk ishte Semir Koca por ishte Klement Pëllumb Çala, 27-vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Klement Çala u arratis nga Burgu i Trikallasë në Greqi, së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë në 2013-ën.Autoritetet Greke e kane shpallur në kërkim Ndërkombëtar pasi e akuzojnë në mungesë për këto vepra penale:

Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpërthyese dhe armëve,
Grabitje me armë në bashkëpunim,
Vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga institucionet financiare,
Vjedhje/Grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
Tentativë vrasje në kuadër të konkurrencës kriminale në bashkëpunim,
Mbajtje e materialeve shpërthyese (bomba) në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
Shkaktimi i shpërthimeve duke përdorur materiale shpërthyese, në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
Mbajtje dhe përdorimi i lëndëve eksplozive.
Nëse akuzat e ngritura nga shteti Grek vërtetohen nga autoritetet greke, ky shtetas rrezikon dënimin maksimal të mundshëm “Burgim të Përjetshëm” për veprat e mësipërme. Personi i dytë i arrestuar Alkond Bengasi, ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit sepse me 8 tetor 2014 dhe është dënuar me 3-vjet e 4-muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikéve”! Gjatë arrestimit policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale; Një armë zjarri, tip pistoletë TT, dy krehra të mbushura me fishekë, një pasaporté dhe një kartë identiteti të falsifikuara me identitet të Republikës së Kosovës, një sasi lënde narkotike të llojit kanabis-sativa 1.2 gr, një automjet tip “Benz” me targë: AA447KO që i përkasin shtetasit Klement Çala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat